Gazeta Si – Skuadra e Stefano Piolit fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Sllavias së Pragës, këtë herë në ‘Eden Arena’. Kuqezinjtë kanë shfrytëzuar superioritetin numerik, pas daljes me karton të kuq të Holes pas 20- minutash. Dëmtimi i Maignan prishi festën tek italianët.

Milani ka përmbushur misionin e tij të kualifikimit për në çerekfinale të Ligës së Europës. Pas suksesit 4-2 në ndeshjen e parë të 1/8-ve, skuadra e Piolit mundi edhe sot 1-3 Sllavian e Pragës.
Pulisiç zhbllokoi shifrat, pas disa rasteve të humbura. Amerikani shënoi në minutën e 34-t dhe vetëm 2 minuta më pas dyfishoi Loftus-Çik.
Leao realizoi golin e tretë me një trajektore shumë të bukur në shtesën e pjesës së parë. Në pjesën e dytë Milani thjesht administroi lojën, ndërsa 5 minuta para fundit pësoi një gol nga Jurasek. Ishte një kualifikim me gjysmë buzëqeshjeje për Milanin, për shkak të dëmtimit të Maignan që në fillim të ndeshjes.
Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi me përmbysje ndaj Sportingut, 2-1, duke siguruar kalimin më tej. Liverpuli shkatërroi 6-1 Spartën e Pragës, ku luante titullar mesfushori kuqezi, Qazim Laçi.
Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale janë: Benfika, Olimpik Marsejë, Milan, Uest Hem, Atalanta, Bajer Leverkusen, Roma dhe Liverpul.
Liga e Europës, 1/8-at
Rejnxhërs-Benfika 0-1 (2-2)
Sllavia Pragë-Milan 1-3 (2-4
Vilarreal-O.Marsejë 3-1 (0-4)
Uest Hem-Freajburg 5-0 (0-1)
Atalanta-Sporting 2-1 (1-1)
Bajer Leverkusen-Karabag 3-2 (2-2
Brajton-Roma 1-0 (0-4)
Liverpul-Sparta Pragë 6-1 (1-5)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




