Komunitet

Liderët europianë “vulosin” fatin e emigrantëve

U desh lindja e diellit që drejtuesit e BE-së të binin dakord mbi një marrëveshje të re për të frenuar emigrantët e paligjshëm në kontinet. Pas diskutimeve të tensionuara përgjatë gjithë  natës, bllokimit të tre deklaratave të përbashkëta dhe deklaratave kontradiktore, ata vendosën të krijojnë qendra të reja për strehimim e refugjatëve përgjatë detit Mesdhe dhe të riafirmojnë parimet e Dublinit, sipas të cilit emigrantët kanë të drejtë të kërkojnë azil në vendin e parë që shkelin në kontinent. Italia, pika kryesore hyrëse për mijëra emigrantë, kërcënoi të vërë veton ndaj deklaratës së përbashkët të agjendës nëse nuk merrte ndihmë të menjëhershme për këtë çështje. Në një vendim të papritur, përfaqësuesit europianë vendosën që një pjesë e emigrantëve të vendosen në baza "vullnetare", në vendet e BE-së (sipas raporteve, në brigjet e detit Mesdhe). Autoritet do të përcaktojnë se cilët janë "emigrantët e parregullt, që duhet të kthehen mbrapsh në vendet e tyre të origjinës. Sipas marrëveshjes së arritur, zhvendosja dhe rivendosja e refugjatëve që do t’u pranohen kërkesat për azil do të zhvillohet gjithashtu në baza vullnetare. Megjithatë, nuk është ende e qartë se cilat janë vendet ku do të ndërtohen qendrat dhe do të strehohen refugjatët.  Gjatë samitit, përfaqësuesit europianë vendosën gjithashtu për kufizimin e lëvizjes së azilkërkuesve midis shteteve të BE-së.

"Pas këtij samiti, Europa është më e përgjegjshme dhe ofron më shumë solidaritet- tha Kryeministri italian Giuseppe Conte në orët e para të mëngjesit të sotëm- Sot Italia nuk është më vetëm."

Giuseppe Conte dhe Emanuel Macron

Çfarë u arrit?

Përveç qendrave të emigrantëve, të organizuara nga anëtarët e BE-së në formën e bazve vullnetare, 28 liderët ranë gjithashtu dakord për disa masa të tjera:

-Forcimin e kontrolleve në kufijtë e jashtëm të kontinetit europian dhe rritjen e financimit për Turqinë dhe vendet e Afrikës së Veriut

-Krijimi i disa platformave rajonale, të cilat synojnë të godasin bandat e trafikimit të qënieve njerëzore duke transportuar në mënyrë të sigurtë refugjatët dhe emigrantët jashtë BE-së. Sidoqoftë do të jetë e vështirë të bindësh vendet e Afrikës Veriore që të lejojnë hapjen e qendrave të tilla, pasi Maroku kundërshtoi sërish këtë ide, ditën e djeshme.

-Marrja e masave të brendshme nga shtetet anëtare për të ndaluar emigrantët që lëvizin nëpër kufijtë e brendshëm të BE-së, të cilët kanë rrezikuar politikën e azilit dhe zonën Shengen.

-Rritja e përpjekjeve për "parandalimin e gjejtes së rrugëve të reja detare dhe tokësore" nga refugjatët për të hyrë në Evropë.

-Rritja e investimeve në Afrikë në mënyrë që kontinenti të arrijnë një transformim social dhe ekonomik"në mënyrë që njerëzit të mos largohen më për një jetë më të mirë

-Puna e mëtejshme për të reformuar politikën e azilit brenda BE-së, duke përfshirë ndryshimet e rregullores së Dublinit.

Angela Merkel

Cilët janë vendet që kanë nevojë për marrëveshjen e re?

Kryeministri italian Giuseppe Conte ndërmori hapin drastik të bllokimit të deklatarës së përbashkë të samitit, derisa udhëheqësit të zgjidhmnin çështjen e emigracionit. Si Italia ashtu dhe Greqia duan që vendet e tjera eurpianë të ndajnë barrën e refugjatëve. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se çështja e emigracionit mund të ishte një moment përcaktues për BE-në, por ajo kishte nevojë më shumë se gjithë liderët e tjerë për këtë samit, në mënyrë që të shmangte një krizë të brendshme politike, që rrezikon të rrëzojë qeverisë së saj.

 Ministri i Brendshëm Horst Seehofer, partneri i saj qeveritar, i dha Merkelit edhe këtë fundjavë, si afatin e fundit kohor. Ai ka kërcënuar se do të fillojë largimin e emigrantëve që janë regjistruar fillimisht në një vend tjetër europian.

Pa CSU-në, zonja Merkel do të humbiste shumicën e saj parlamentare. Nuk është e qartë nëse masat e dakorduara do të jenë të mjaftueshme, pasi në një deklaratë për shtyp, në orën pesë të mëngjesit ajo pranoi se BE kishte akoma "shumë punë për të bërë”. Blloku europian është thellësisht i përçarë përsa i përkët çështjes së migracionit, pasi disa shtete të Evropës Qendrore refuzojnë të pranojnë skemën e BE-së për të zhvendosur 160,000 refugjatë nga kampet e mbipopulluara në Greqi dhe Itali.

Sa emigrantë po hyjnë në BE?

Kjo krizë nuk krahasohet me atë të vitit 2015, kur mijëra njerëz vërshuan çdo ditë në ishujt grekë, por tensionet mbi anijet me emigrantë, që u ndaluan të hynin në portet italiane, e vendosën këtë çështjë sërish në qendër të BE-së. Flukset e emigrantëve përfshijnë gjithashtu edhe refugjatët që ikin nga lufta siriane dhe konfliktet e tjera, të cilët kanë nevojë urgjente për azil. Anija e fundit që u bllokua në det, “Lifeline”, u lejua të ankoronte në Maltë pas diplomacisë intensive midis disa shteteve të BE-së, të cilët ranë dakord të marrin disa nga emigrantët në bord. Malta tha se Norvegjia tani kishte rënë dakord gjithashtu për të marrë pjesë në aksion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë