Libra

Libri ‘Akustika, të folurit dhe muzika’ nderohet në Panairin Ndërkombëtar të Librit Akademik

Nga Gazeta “Si” – Myzafere Limani me librin “ Akustika, të folurit dhe muzika” u nderua me çmimin “Vepra më e mirë studimore” në panairin e librit shkencor që po zhvillohet në Prishtinë.

“Jam vërtet shumë e lumtur që Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, si edhe të dyja akademitë, e kanë vlerësuar një libër të veçantë siç është ky libër për akustikën, të folurin dhe muzikën.

Unë besoj që një shpërblim i tillë do të jetë motivim edhe për të tjerë që të vazhdojnë me botimin e librave shkencorë cilësorë. Kjo më bën të lumtur sepse është vlerësuar puna ime shumëvjeçare në këtë fushë” u shpreh akademikja Myzafere Limani.

Edicioni i katërt i Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor u hap dje, në Akademinë e Shkencave e Arteve të Kosovës dhe do të vijojë deri më 25 prill.

Ky panair është një nismë e përbashkët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës dhe realizohet në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë