Nga Robert Armstrong* – Gazetaria është një profesion fantastik me një ose dy disavantazhe. Një ndër to është fakti që njerëzit presin që ti të shkruash një libër, që është ide e tmerrshme për disa arsye.
Fillimisht, dreqin, ka kaq shumë libra! Si biri i një bibliotekari jam i sigurt për këtë. Nuk mendoj se unë duhet të çoj dëm netët dhe fundjavat e mia për të shkruar një libër që mund ta blesh në Amazon.
Në shtratin tim të vdekjes do të pendohem më shumë që nuk kam lexuar librin e John le Carre dhe të Jane Gardam, por jo të një gazetari nga Financial Times p.sh.
Gazetarët e ekonomisë e kanë të vështirë. Një lojëtar basketbolli nuk pyetet nga shokët e tij pse nuk e shkruan një libër. Sigurisht gazetarët që shkruajnë nuk e bëjnë për lexuesin, por për paratë. Ky është disavantazhi tjetër i profesionit tim; punon si mushkë, paguhesh pak dhe takon njerëz të pasur ndaj të cilëve ndihesh superiorë, nga intelekti. Njësoj si të jesh politikan, por ata e kanë zgjidhjen në dorë; korrupsioni. Në kohën e medias sociale, më mirë paguan një blogere të thotë një fjali për Exxon në Tik Tok, se sa një gazetar.
Publikuesit e librave ekzistojnë për të rritur dinjitetin e publikuesëve të gazetave. P.sh nga Robert Armstrong, gazetar unë bëhem R.K Armstrong, autor i “Rënies së Shtëpisë së Lucer: Një përrallë babëzie, seksi dhe llogari”. Ky Armstrong është ai që adreson pikat kyçe të industrisë brenda një konference me verë dhe gatime.
Këtu po listoj librat që nuk do të shkruaj në 2023-shin;
Interesat e bartura: Një jetë. Një biografi kritike, por e ekuilibruar e titanit të kapitalit privat, i cili solli levën financiare shumë të nevojshme në industrinë e kujdesit për fëmijët dhe sektorit të shërbimeve. Paraqitur nga kryetari në largim i Komitetit të Bankës dhe Financave të Dhomës së Përfaqësuesve. Pasthënia nga gruaja e dytë e Titanit dhe avokati i saj.
Kronika e kriptove. Një vështrim i brendshëm i ngritjes dhe rënies së Sam Bankman-Fried, nga gazetari që në 2019-n tha se shkrimet e koduara në një kompjuter nuk janë para. Mbushur me intervista ekskluzive të atij që i shistë drogë Bankman-Fried-it, dhe insistonte të paguhej vetëm në dollarë.
Si të shpëtojmë kapitalizmin nga vetja. Një kritikë therëse e shkollës se Ekonomiksit në Chicago, globalizimi i Jeff Bezzos, drejtuar nga ideja se klasa e mesatarës së lartë mund të konsumojë sa të dojë, për sa kohë riciklojnë, hanë produkte lokale dhe votojnë demokratët. Me të gjithë kohën e ruajtuar duke mos shkruar asnjë nga këto libra, 2023shi do më ndihmojë të përfundoj novelën time.
Gëzuar vitin e ri!
*Robert Armstrong është analist i ekonomisë, ish-gazetar dhe drejtor i sektorit të ekonomisë në Financial Times dhe ish-financier./Financial Times, Gazeta ‘SI’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.