Ka ndodhur

Lezhë, vritet me armë zjarri babai i Roan Brahimit, armikut të Ervis Martinajt

Nga Gazeta Si- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Një person mbeti i plagosur dhe u dërgua në spitalin e Lezhës, ku nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Burimet për mediat raportojnë se viktima është Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, i vrarë në 2024 në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pllanës.

Duket se tragjedia për familjen e tyre është përsëritur, ku babë e bir ekzekutohen në prag të Pashkëve. Roan Brahimi të enjten e majit 2024 në Greqi, dhe i ati sonte, të enjten e prillit 2025 në Lezhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë