Xhulio Prela, efektiv i policisë, 26-vjeçar mbeti i vrarë në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush” pas mesnate.
Trupi i tij është gjetur brenda një automjeti, ndërsa nuk dihet nëse ekzekutimi ka ndodhur në vendin ku u gjet efektivi.
Sipas burimeve Xhulio Prela kohët e fundit punonte në Tiranë dhe banonte në Lezhë.
Policia tha se nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se i riu ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët e Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.