Ka ndodhur

Lëvizte me pistoletë dhe municion në makinë, ndalohet 17-vjeçari në Fier

Gazeta Si – Një 17-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia e Fierit këtë të premte. Sipas policisë, i mituri është lëvizte me pistoletë dhe municion në makinë, po ashtu drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Policia tha se sekuestroi në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë dhe 13 fishekë. Veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor, dhe prindit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë