Ka ndodhur

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet në flagrancë një 18-vjeçar në Shkodër

Gazeta Si – Një-18 vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi lëvizte i armatosur me pistoletë. Policia ka sekuestruar një armë e zjarrit pistoletë, 2 krehra me fishekë, automjeti që drejtonte adoleshenti dhe celularin e tij.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi J. D., 18 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

Në lagjen “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë sinjalizuan dhe ndaluan për kontrolle automjetin që drejtonte 18-vjeçari, ku gjetën 1 armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante pa leje dhe 2 krehra me fishekë luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë