Gazeta Si - Një 30-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar në Tiranë me armë zjarri e municion luftarak në mjetin e tij tip “Audi”, të blinduar me targa gjermane.
Sipas asaj që raporton policia, bëhet e ditur se në rrugën “Bajram Curri”, është lokalizuar dhe ndaluar automjeti tip “Audi” me drejtues 30-vjeçarin K. L., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular.
Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 30-vjeçarit banues në Gjirokastër. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për hetim të mëtejshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.