Kufizimet në udhëtime, të vendosura si përgjigje ndaj pandemisë COVID-19, dalëngadalë po lehtësohen, duke i lejuar turizmit të rinisë aktivitetin për një numër në rritje destinacionesh.
Kërkimi i fundit i Organizatës Botërore të Turizmit tregon se 22% e të gjitha destinacioneve në botë (48 destinacione) kanë nisur të lehtësojnë kufizimet, me Europën që kryeson në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë,megjithatë, 65% e të gjitha destinacioneve në botë (141 destinacione) vijojnë të kenë kufijtë tërësisht të mbyllur ndaj turizmit ndërkombëtar.
Si agjencia e Kombeve të Bashkuara e specializuar për turizmin, Organizata Botërore e Turimzit ka monitoruar përgjigjen ndaj pandemisë që në krye të herës së bllokimit të botës.
Rifreskimi më i fundit, edicioni i pestë i COVID-19 i lidhur me kufizimet e udhëtimit: Një Vlerësim Global për Turizmin, tregon se sektori po rinis ngadalë, gjithsesi, kjo rinisje është thelbësisht më e artikuluar në disa rajone globale.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit Zurab Pololikashvili është shprehur se: “Rinsija e truizmit është e një rëndësie vitale – për jetesën, për biznesin dhe për ekonomitë kombëtare. Pasqyra e fundit e kufizimeve në udhëtimin global tregon se një numër në rritje i destinacioneve po nisin të lehtësojnë kufizimet që prezantuan në krye të herës për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Kjo duhet bërë në një mënyrë të përgjegjshme dhe të matshme. Gjithsesi, kriza nuk ka mbaruar. Organizata Botërore e Turizmit do të vazhdojë të punojë me anëtarët e shteteve në të gjithë botën për të zvogëluar ndikimin e pandemisë dhe për të siguruar që, kur koha të jetë e duhur, turizmi mund të ndihmojë drejtimin e një rikuperimi të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm.”
“Udhëtimet ndërkombëtare në Europë kanë nisur teksa në rajone të tjera jo”
Sipas Organiztaës Ndërkombëtare të Turimzit, në 15 qershor, 22% e të gjitha destinacioneve (48 destinacione) kanë lehtësuar shtrëngimet në udhëtime, mbi 3% (7 destinacione) në 18 maj.
Destinacionet që kanë lehtësuar shtrëngimet në udhëtim përfshijnë:
37 destinacione në Europë, përfshirë 24 nga 26 anëtarë të Zonës Shengen
6 destinacine në Amerikë, përfshirë 5 ishuj të vegjël vende në zhvillim
3 destinacione në Azi dhe Paqësor, përfshirë 2 ishuj të vegjël vende në zhvillim
2 destinacione në Afrikë
Në të njëjtën kohë, raporti COVID-19 në lidhje me kufizimet në udhëtim bën të qartë që shumë destinacione po mbajnë një qasje të kujdesshme për të hequr ose lehtësuar kufizimet në udhëtim.
Nga 15 qershor, 24% e të gjitha destinacioneve në botë (51 destinacione) kanë pasur kufizime të udhëtimit tani në vend për 19 javë dhe 37% (80 destinacione) për 15 javë.
Në total, 65% e destinacioneve në të gjithë botën (141 destinacione) vazhdojnë t’i kenë kufijtë e tyre plotësisht të mbyllur. Në Afrikë, përqindja e destinacioneve ku kufijtë mbesin të mbyllur për turistët është tani në 85%. Në Amerikë, 76% e destinacioneve mbajnë mbylljen e plotë të kufijve, si dhe 67% të destinacioneve në Azi dhe Paqësorin dhe 92% të destinacioneve në Lindjen e Mesme. Në Evropë, këto mbyllje të plotë të kufijve janë ulur tani në 26% të të gjitha destinacioneve.
Copyright © Gazeta “Si
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




