Gazeta Si – Disa lëvizje mes krerëve të komisariateve janë bërë këtë të marë në Policinë e Shtetit.
Në Kavajë, Gazmend Demrozi, i cili ishte zv.shef komisariati, ka marrë detyrën si shef komisariati.
Gjithashtu ish-shefi i komisariatit, Emiljan Pashaj ka shkuar specialist për narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme.
Ndryshime ka pasur edhe në komisariatin e Lezhës, ku Behar Caka është emëruar shef komisariati.
Në Mirditë, Paulin Çupi ka marrë detyrën e shefit të komisariatit, ndërsa në Kukës emërohet shef komisariati Julian Qyta.
Në Kurbin ka shkuar Dritan Meta dhe është larguar Përparim Allmuça.
Këto janë ndryshimet e katërta që bëhen në vetëm 6 muaj në detyrë të kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Kryepolici i vendit, ndryshimet e para i nisi në 16 dhjetor 2022 dhe vijuan deri në 7 mars 2023, ku kreu i Policisë së Elbasanit Ardian Çipa, u vendos të drejtojë Policinë Vendore të Gjirokastrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



