Rend dhe Ligj

Lëvizje të shefave të komisariateve nr. 1 dhe nr. 4 në Tiranë

Gazeta Si – Ndryshime dhe lëvizje në Policinë e Shtetit sa i takon drejtimit të komisariateve.

Drejtori i Përgjithshëmt Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur këtë të hënë 2 ndryshime në rang komisariatesh.

Kështu, Petrit Hala, i cili ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit nr. 4 në kryeqytet tashmë do të drejtojë komisariatin nr.1 i cili drejtohej nga Bujar Mehmeti që vijon të jetë i pezullur.

Në vend të Petrit Halës, tek komisariati nr.4 do të shkojë Luan Hysenaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë