Gazeta Si – Kreu i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur lëvizje brenda uniformave blu.
Kështu, Ardian Çipa, nga kreu i Policisë së Elbasanit, emërohet Drejtor i Policisë Vendore Gjirokastër, ndërsa Bledar Çeliku, emërohet këshilltar në Drejtori të Përgjithshme.
Në Elbasan është komanduar drejtues Ilir Proda që më herët mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale në këtë drejtori.
Po ashtu, Dhimitër Ziu u shkarkua nga drejtor i policisë Dibër dhe u zëvendësua me Lorenc Shehun.
Burimet paraprake flasin për lëvizje të krerëve të policisë edhe në Lezhë, por deri më tani nuk ka emra të konfirmuar, ndërkohë që mungon edhe një njoftim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



