Katar 2022

Levandovski ‘tradhton’ nga pika e bardhë, Polonia barazon me Meksikën

Gazeta Si – Pak emocione në ndeshjen e dytë të Grupit C, ku Polonia dhe Meksika kanë ndarë nga një pikë. Një rezultat që ‘tremb’ më shumë Argjentinën dhe i bën detyrim fitoret e saj në dy ndeshjet e tjera.

Ka përfunduar 0-0 Meksikë-Poloni. Pas një pjese të parë poshtë nivelit mesatar, sfida është ndezur befas në në fillim të pjesës së dytë, kur arbitri akordoi një penallti për polakët. Levandovski është ndalur nga një Oçoa i jashtëzakonshëm, që mbajti Meksikën në lojë.

Levandovski ne momentin e gjuajtjes se penalltise. Gazeta Si, 22 nentor 2022

Skuadra e trajnerit Martino luajti më mirë në vazhdim, por nuk mundi të krijonte raste të rrezikshme për t’i bërë keq Sheznit, kështu që gjithçka u mbyll në barazim.

Grupin C, jashtë çdo parashikimi, e kryeson Arabia Saudite me 3 pikë, e ndjekur nga Polonia dhe Meksika me nga një pikë. Këto dy skuadra mund të luajnë edhe për barazim ndaj Argjentinës së vendit të fundit dhe të mundin Arabinë për të siguruar kualifikimin. Mesi është vërtet mjaft i rrezikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë