Lajme

Leskaj rikthehet në krye të KLSH, tërhiqet kryetarja e komanduar

Ish-kryetari i Kontrollit të Lartë të shtetit, Bujar Leskaj, është rikthyer sërish në këtë detyrw. Ai do të qëndrojë në krye tw këtij posti deri sa të zëvendësohet nga një tjetër, ndërsa më herët, më 9 janar 2019, kompetencat i ishin deleguar zëvendëskryetares, Lindita Lati, e cila është tërhequr.

Zv.kryetarja e KLSH-së, Lindita Lati Milo është tërhequr nga ushtrimi i kompetencave të kryetarit, siç shprehet ajo, për arsye personale. Tërheqja e Latit ka bërë që të rikthehet në lojë katër muaj më pas, Bujar Leskaj.

Ai është rikthyet në post duke firmosur vendimin për mënjanimin e nënkryetares dhe argumenton këtë lëvizje për të garantuar vijueshmërinë e punës.

Z.Leskaj thotë se do të qëndrojë në këtë funksion deri në zëvendësimin e tij, ndërkohë që mandati i tij ka përfunduar që vitin e kaluar dhe ai la detyrën më 9 janar 2019.

Vendimi i firmosur nga Leskaj sot:

“Pas kërkesës për tërheqje nga kompetencat e deleguara të zv. Kryetares, znj. Lindita Milo për arsye personale, dt. 21.05.2019, nr. 347, dhe garantimit te vijueshmërisë normale të punës;

Në kushtet e zgjatjes në kohë të nominimit dhe përzgjedhjes së Kryetarit të ri të KLSH-së, sipas përcaktimeve të Ligjit 154/2014.

VENDOSA:

Shfuqizimin e kompetencave të deleguara me vendimin e Kryetarit nr. 244, datë 12.12.2018 zv/Kryetarit të KLSH-së znj. Lindita Lati (Milo). Ky vendim do t’i përcillet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të opozitës. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e kreut të KLSH.

Më herët, mazhoranca ka refuzuar propozimin e Presidentit Meta për kryetar të ri të KLSH-së, Bahri Shaqirin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë