Ka ndodhur

Lëndë plasëse garazhit të një banese private në Lushnjë

Gazeta Si – Një shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua gjatë mbrëmjes së të hënës në Lushnjë në lagjen “Kadri Qystri”.

Burime zyrtare policore bënë me dije se lëndë plasëse i është vendosur derës së garazhit të një banese private të shtetasit me inicialet A.P. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

“Në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, në derën e garazhit të shtetasit A. P., është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, – thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë