Lajme

Lëkundje tërmeti në Tiranë, sizmologu Koçi: Janë lëkundje pas 26 nëntorit. S’ka vend për panik

Një tërmet ka lëkundur Tiranën këtë pasdite, në orën 15:21. Sipas infove paraprake nga IGJEUM, lëkundjet me magnitude 4.2 te shkalles rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit dhe me një thellësi prej 6 kilometrash.

Sizmologu Rexhep Koçi në një lidhje telefonike për Report Tv, u shpreh se nuk ka vend për panik, pasi janë pasgoditje të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit të vitit të kaluar që shkaktoi 51 viktima, deri në stabilizimin e pllakave tektonike. “Lëkundja është regjistruar pranë zonës së Fushë Krujës. Zona vijon që të jetë aktive. Kanë qenë rreth 9 goditje në orët e fundit, janë pasgoditje që vazhdojnë. Po përjetojmë një periudhë të gjatë pas datës 26 nëntor. Nuk ka vend për panik, është një periudhë që shoqëron tërmetin e datës 26 nëntor” tha Koçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë