Gazeta Si – Tre punonjës policie dhe 3 punonjës të IKMT-së, që operonin në zonën Fier-Mallakastër, janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen për ndërtime të paligjshme.
Përmes një njoftimi, AMP bën të ditur se punonjësit e policisë bashkë me punonjësit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se Gjykata e Fierit, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj 3 punonjësve të policisë dhe 3 punonjësve te IKMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
Nga hetimet e thelluara të zhvilluara nga AMP me metoda speciale, rezultojnë dyshime të arsyeshme së këta punonjës policie në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër”, njoftoi AMP.
Të pezulluar nga detyra
Inspektor Ylli Korroveshaj, me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
Inspektor Ifran Bajramaj, me detyrë Ndihmës Specialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
Inspektor Dashamir Jaupaj, me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
Kryeinspektor Ajet Xeba, me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
Inspektor Shkëlqim Xheladini, me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
Inspektor Kevin Ymeraj, me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.