Gazeta Si – Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar se 95 zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë vënë nën hetim dhe kallëzuar penalisht, pasi dyshohet e kanë lejuar legalizime të paligjshme.
Sipas Manjës, “20 zyrtarë dhe ish zyrtarë janë kallëzuar penalisht dhe për 75 të tjerë kemi propozuar vërejtje. Janë kallëzuar penalisht në Pogradec 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë kane lejuar e legalizuar një objekt në kundërshtim me ligjin”.
Rasti i parë, kishte të bënte me Bashkinë Pogradec, ku janë kallëzuar 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë, pasi kanë lejuar ndërtimin e një objekti brenda shkollës në kundërshtimin me ligjin.
Bëhet fjalë për shkollën 9-vjecare në Memlisht, ku është konstatuar ndërhyrje në regjistrat fizike të shkollës, regjistrim antiligjor brenda shkollës, pajisje me certifikatë pronësie të marrë në kundërshtim me ligjin.
Ndërsa rasti i dytë lidhet me disa legalizime për zonën Turizëm Kanali i Çukës. Pas hetimeve në Kadastrën e Sarandës janë vërejtur legalizime të paligjshme.
“Inspektori antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë ka nisur verifikimet dhe është konstatuar legalizimi në kundërshtim me ligjin i dy objekteve, 70 dhe 81 metër katror në këtë zonë. Janë kallëzuar të gjithë zyrtarët dhe ish zyrtarët në kadastrën Sarandë, duke filluar me ish-drejtorin e ish Kadastrës”, – vijoi Manja.
Sipas ministrit të Drejtësisë, në dokumentacion ka mangësi. “Është kallëzuar penalisht ish-drejtori i kadastrës, deri tek specialistët përkatës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




