Rend dhe Ligj

Lejoi ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet inspektori i IKMT

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për një tjetër punonjës të IKMT Vlorë.

Policia thotë se në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla” në pranga kanë vënë shtetasin M. A. 32 vjeç, me detyrë inspektor i IKMT Vlorë (përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë).

“Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë, kryesisht në zonën e Ksamilit”, thotë policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë