Gazeta Si – Pas dy vitesh pandemi, lehtësohen masat kufizuese lidhur me Covid 19 për takimet me familjarët në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Nisur nga ulja e riskut të infektimeve, nivelit të lartë të vaksinimit, përvojës së fituar, situatës aktuale, ku në asnjë IEVP nuk ka të prekur, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka propozuar Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja lehtësimin e kufizimeve për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
“Mes propozimeve të miratuara nga Ministri i Drejtësisë janë edhe: për të burgosurat gra dhe të dënuarit e mitur, lejohen katër takime në muaj. Për të burgosurit e martuar, apo që bashkëjetojnë sipas Kodit të Familjes, lejohet një takim i zgjatur në muaj”, – thuhet në njoftim.
Sipas masave që u përcaktuan në kohën e kulmit të pandemisë, të burgosurit kishin të drejtë të takonin anëtarë të familjes vetëm një herë në muaj, e ndërsa tani më është vendosur që të vizitohen 4 herë në muaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




