Sport

Legjenda Navratilova kundër sportisteve trans: Tenisi i femrave, jo për meshkujt e dështuar

Gazeta Si – Ish-lojtarja e njohur çeko-amerikane, ikona Lgbtq+, ka marrë pjesë në një diskutim në Tuiter, ku ka theksuar: “Tenisi i femrave nuk është për sportistët meshkuj të dështuar”.

Martina Navratilova ka folur hapur në lidhje me praninë e sportisteve trans në turnetë e femrave mbi 55 vjeç, që janë organizuar nga Usta (United States Tennis Association). Ish-lojtarja çeke, e natyralizuar amerikane, zëdhënëse e betejave Lgbtq+ dhe sportistja e parë profesioniste që bëri ‘coming out’ në 1981-shin, bëri të ditur qëndrimin e saj në Tuiter, ku flitej për fitoren e një tenisteje që kishte lindur mashkull, Alicia Rowley.

Martina Navratilova ne kohen e shkelqimit te saj. Gazeta Si, 8 gusht 2023

“Hej, Usta: tenisi femëror nuk është për sportistët meshkuj të dështuar, cilado qoftë mosha. A do të lehohej në US Open këtë muaj? Vetëm me një dokument identiteti? Nuk besoj. Është patriakale që meshkujt biologjikë të insistojnë mbi të drejtën për të hyrë në hapësirat e krijuara për femrat. Pse është kaq e vështirë të kuptohet”, – ka thënë Navratilova.

Një qëndrim i qartë mbi sportistet trans nuk është diçka e re për Navratilovën. Në të kaluarën ajo ka qenë protagoniste me qëndrime shumë të ashpra, madje u përjashtua në 2019-ën nga ‘Athlete Ally’, shoqata që lufton në mbështetje të sportistëve homoseksualë.

Martina ishte ambasadore dhe këshilltare, por u largua me akuzën e “transfobisë” pas fjalëve që i risjell ‘Sunday Times’: “Është e padrejtë për femrat që të ndeshen me persona, që biologjikisht jane ende meshkuj. Jam e lumtur t’i drejtohem një gruaje trans në çfarëdo forme të dojë, por nuk do të isha e lumtur të luaja kundër saj”.

Navratilova konsiderohet një ikonë Lgbtq+, që nga 2014-a është e martuar me Julia Lemigova.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë