Kosova

LDK, gjobitet me 2 mijë euro për tubimet zgjedhore

Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 2 mijë euro nga Komuna e Prishtinës, pasi ka shkelur rregullat kundrejt pandemisë Covid-19.
“Iu bëjmë thirrje subjekteve politike që t’i respektojnë ligjet dhe vendimet që vetë i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive për secilin tubim në Prishtinë”, ka shkruar drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, në rrjetin social “Facebook”.
Ndërkohë mediat kosovate kanë raportuar se pothuajse të gjitha partitë po mbajnë tubime zgjedhore.Në bazë të ligjit  për parandalimin e pandemisë COVID-19, dënimet për shkeljen vijojnë  nga 35 deri në 2,000 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë