Njerez

Lara Colturi kualifikohet për në ‘finalen’ e Slalomit, eleminohen Bunga dhe Dauti

Nga Gazeta Si- Skiatorja Lara Colturi është më afër medaljes së parë historikë për Shqipërinë, pas lëshimit të parë në disiplinën Slalom.

Në garën e fundit për Shqipërinë në Lojërat Dimërore ‘Milano Cortina 2026’, Colturi u nis e para dhe e mbylli lëshimin e parë me kohën 48.39 sekonda.

Në këtë garë marrin pjesë 95 skiatore, me disa prej tyre që janë më të mirat në botë.

Në këtë disiplinë garojnë edhe tre skiatore të tjera shqiptare. Lisa Bunga debutoi në këtë Olimpiadë në vendin e 58-të me kohën 57.55 sekonda, por u skualifikua për një shkelje në rregullat e garës. Skiatorja tjetër e Shqipërisë, Semire Dauti nuk mundi ta mbyllte garën duke u eliminuar pas sektorit të parë të pistës.

Tani pritet edhe lëshimi i dytë, final i Colturit i cili do të jetë rreth orës 13:00.

Lara Colturi deri më tani në Kupën e Botës ku ajo merr pjesë, ka regjistruar 4 podiume, dy vende të dyta dhe dy vende të treta, çka dhe e ka futur edhe në këtë garë olimpike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë