Media Galeri

Lamtumira e ‘Kavaljerit’, përcillet në banesën e fundit Silvio Berlusconi

Gazeta Si – Një duartrokitje e gjatë përshëndeti arkivolin e Silvio Berlusconit gjatë funeralit shtetëror që u zhvillua të hënën pasdite më 14 qershor në katedralen e Duomo-s të Milanos.

Gjatë ceremonisë kumbonin shënimet e Heshtjes së Urdhëresës, të kryera nga një bugler i Forcave Ajrore: momenti që i paraprin ritit të bekimit të trupit. Në fund pati një duartrokitje të gjatë nga turma që mbushi kishën.

Të pranishëm në meshën funebre të drejtuar nga kryepeshkopi i Milanos ishin dhjetëra krerë shtetesh mes mijëra të ftuarish.

Ndër ta është edhe kryeministri Edi Rama, i ulur në vijën e dytë të të ftuarve në krah të homologut hungarez Viktor Orban.

Të pranishëm në vijën e parë janë edhe presidenti italian Serxho Matarela dhe kryeministrja Xhorxha Meloni, bashkëshortja dhe 5 fëmijët e ish-kryeministrit.

Trupi i tij u dërgua më pas në vilën e tij në Arkore, ku do të prehet në një mauzole gjigant nëntokësor, të cilin e planifikoi vetë në mesin e viteve ‘90.  Ditën e sotme, Italia është në zi kombëtare dhe flamujt janë ulur në gjysmë shtizë.

Ish-kryeministri u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare të Hënën, në spitalin San Rafaele të Milanos, ku së fundi kurohej nga leucemia kronike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë