Lamborghini ka prezantuar makinën e parë hibride që quhet Revuelto.
Është me motor me djegie, njekohësisht edhe 3 të tjerë elektrikë dhe arrin një shpejtësi maksimale deri në 350 km/orë, ndërsa brenda 2.5 sekondash arrin 100 km/orë.





Sipas kompanisë automobilistike, çmimi do të nisë nga 400 mijë Euro-900 mijë dhe deri më tani janë prenotuar të gjithë ekzemplarët që janë programuar të prodhohen në dy vitet e ardhshme.
Ka një design minimalist, me dyer që hapen ne mënyrë vertikale dhe natyrisht e influencuar nga filozofia “të ndjehesh si një pilot” në drejtimin e kësaj makine supersportive.



E pajisur me një sisitem mjaft të sofistikuar telekamerash, sensorësh dhe radarë e mund të kontrollohet nëpërmjet komandave zanore. Gjithashtu mund të monitorohet në largësi dhe të sinjalizojë nëse në timon është dikush tjetër dhe jo pronari i saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.