Lajme

Lajme shkurt nga bota

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara nis sot zyrtarisht gjyqi për shkarkmin e presidentit amerikan Donald Trump, i treti në historinë gati 250-vjeçare amerikane.

PresIdenti Trump nuk do të jetë i pranishëm por do të përfaqësohet nga avokatët e tij, të cilët e kanë cilësuar procesin e shkarkimjin si një "perversion të rrezikshëm të Kushtetutës”.
Ata këmnëngulin se Trump nuk bëri "asgjë të jashtëligjshme" kur i kërkoi Ukrainës të hetonte ndaj rivalit të tij, por demokratët thonë se presidenti u përpoq të përfitonte politikisht.
Gjatë gjyqit, ligjevënësit demokratë që do të jenë në rolin e prokurorëve. Ata dhe ekipi ligjor i Presidentit Trump kanë 24 orë për të paraqitur argumentat e tyre.

Në projekt-rezolutëne paraqitur në senat nuk thuhet nëse do të thirren dëshmitarë dhe nëse do të lejohet parqaitja e provave të reja.

Republikanët e kanë bërë të qartë se duan që gjyqi të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të përfundojë me pafajësinë të zotit Trump.


Udhëheqësi i pakicës në Senat, demokrati Chuck Schumer tha të hënën në mbrëmje se një gjyq pa paraqitje provash, dëshmitarë ose dokumenta “nuk është aspak gjyq”.

"Kur lexon rezolutën e hartuar është e qartë se ai është i vendosur që ta bëjë sa më të vështirë thirrjen e dëshmitarëve dhe paraqitjen e dokumentave. Synimi i tij është që gjyqi të bëhet me nxitim. Duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm dhe serioz është një proces shkarkimi, rezoluta e është një turp kombëtar”, tha senatori Schumer.

Gjyqi, që do të transmetohet edhe në kanale televizive mund të zgjasë disa javë dhe po zhvillohet në periudhë kritike për partitë politike në SHBA, pasi demokratët janë duke u përgatitur për raundin e parë të zgjedhjeve, për të zgjedhur demokratët do ta sfidojnë Trump në zgjedhjet e muajit nëntor.

Të gjitha partitë e opozitës në Serbi kanë deklaruar se do të boktojnë zgjedhjet parlamentare duke akuzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç për kapje të shtetit e medieve dhe duke e lënë partinë e tij Progresiste Serbë të garojë e vetme. Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen në prill, por partitë e opozitës janë bashkuar në një aleancë për të bojkotuar këto zgjedhje. Nëse do ta cojnë deri në fund këtë vendim opozita serbe do të realizonte një precedent të ngjashëm me atë në Shqipëri, ku opozita bojkotoi zgjedhjet lokale.

Partia Lëvizja Qytetare e Lirë (PSG) ishte e fundit iu bashkua Aleancës për Serbinë në bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare. Kreu i kësaj partie Sergej Trifunović tha në një konferencë për shtyp se veprimet e Presidentit Vuçiç po pengojnë lirinë e mendimit.

“Serbia ka problem të dukshëm të kapjes së shtetit dhe mediave, i cili është në të njëjtin nivel, nëse jo edhe më keq me Maqedoninë e Veriut në kohën e Gruevsit”, tha ai "Në një vend të tillë, nuk ka demokraci, as zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shtoi Trifunović.

Ai tha se PSG aktualisht po kërkon nga BE një raport të pavarur për gjendjen e mediave në Serbi, si dhe një raport të pavarur ekspertësh për gjendjen e sundimit të ligjit në Serbi.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe aktivistja e ndryshimeve klimaterike kanë patur një tjetër përballje në në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk donte të dëgjonte më asnjë nga “profetët e klimës” që parashikonin apokalipse.

Ai dhe tha se Amerika do të mbrojë ekonominë e saj.

Trump nuk iu drejtua direkt aktivistes adoleshente, e cila ishte në audiencë, por Thunberg iu përgjigj ashpër.

Më vonë, ajo tha në një fjalim se kishte disa udhëheqës politikë që nuk e kishin vënë re se bota është “aktualisht në zjarr".

Shkatërrimi i mjedisit është në krye të agjendës në samitin vjetor të udhëheqësve botë, i cili zhvillohet në një parajsën alpine të Davosit, në Zvicër.

Në fjalën e tij kryesore, zoti Trump tha se kishte vend për optimizëm, jo pesimizëm, në një fjalim që mbronte arritjet ekonomike të administratës së tij dhe lulëzimin e fuqisë së Amerikës.

Duke folur për aktivistët e klimës, ai tha: "Këta profetë gjithmonë kërkojnë të njëjtën gjë, fuqi absolute për të dominuar, transformuar dhe kontrolluar çdo aspekt të jetës sonë".

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë pjesën më të madhe të Spanjës lindore, shkaktoi vdekjen e së paku katër personave.

Stuhis Gloria goditi më së shumti rajonet përreth Valencias dhe Ishujve Balearik, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe erëra të forta.

Mbi 30 provinca në Spanjë u vunë në gjendje gatishmërie. Autoritetet thanë se një person humbi jetën në provincën Avila, pasi u godit nga tjegullat.

Një grua e pastrehë ngriu për vdekje pranë Valencias, ndërsa një viktimë u regjistrua në rajonin Asturias dhe një në qytetin Moiksent.

Stuhia më vonë lëvizi në jug të Francës, ku parashikuesin e motit e kanë cilësuar si stuhinë më të fuqishme në rajon që nga viti 1982.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë