Lajme

Lajme shkurt nga bota

Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyrjë për herë të dytë afatin e daljes së Britanisë nga BE-ja, pas një sërë debatesh në Londër dhe Bruksel.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha në një postim në Tëitter se afati i ri është deri më 31 janar të vitit 2020.
Ambasadorët e vendeve të BE-së kanë shtyre daljen e Britanisë, pasi vetë Lonbdra zyrtare ka pranuar se ky afat nuk mund të përmbushet.
Qeveria britanike dhe BE-ja kanë arritur deri më tani dy marrëveshje, por asnjëra nuk ka gjetur mbështetje të mjaftueshme në Parlamentin britanik.
Kundërshtimet kanë të bëjnë kryesisht me politikat që do të zbatohen në kufirin me Irlandën, pas Brexit-it.
Përveç kësaj, Mbretëria e Bashkuar po përballet sot edhe me një debat mbi propozimin e kryeministrit Boris Johnson për të thirrur zgjedhje të parakohshme në dhjetor.

Ish-zëvëndëspresidenti amerikan Joe Binden është kandidati më i pëlqyer i Partisë Demokratike për president.
Në një sondazh të ri të realizuar nga televizioni CNN, Biden kryeson bindshëm me 15 pikë dallim ndaj rivalëve të tij në garën për president brenda Partisë Demokrate.
Ai ndiqet nga senatorja nga shteti Masaçusets, Elizabeth Warren dhe senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, në vendin e tretë.
Kandidatja demokrate për presidente, Elizabeth Warren, njihet për energjinë në fushatën e saj dhe për kërkesën për reforma politike.
“Ky është momenti ynë në historinë amerikane. Momenti i ëndrrës tonë të madhe, të punojmë shumë dhe të fitojmë”, tha senatorja Elizabeth Ëarren, kandidate demokrate për presidente.
Por ish-zëvëndëspresidenti ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e saj për sistemin qeveritar të kujdesit shëndetësor.
“Besueshmëria ka rëndësi. Në pyetjet me të cilat do të përballet, senatorja Warren duhet të tregojë të vërtetën, ose pastaj do të ngrihen pyetje nëse ajo është ap ojo e sinqert me popullin amerikan”, tha kandidati demokrat për president, Joe Biden.


Belgjika do udhëhiqet për të parën herë nga një kryeministreje femër. 44 vjeçarja Sophie Wilmes ka bërë betimin pasi u zgjodh nga kabineti qeveritar.
Kryeministri bleg, Charles Michel kishte njoftuar të premten dorëheqjen, për t’u përgatitur për punën e re si president i Këshillit Europian, detyrë të cilën do ta marrë përsipër që nga 1 dhjetori.
“Do të bëj çmos për të garantuar stabilitet” tha Wilmes në prononcim in parë për mediat.
Sophie Wilmes ka punuar pranë Komisionit Europian dhe është bërë ministre federale, katër vjet më parë.

Vlera e rezervave shtetërore të Norvegjisë ka arrtiur një shumë record prej 1 trilion dollarësh.
Shuma rekorde u sigurua për shkak të ndryshimeve strategjike të qeverisë në mënyrën e përballimit të rrezikut nga ngrohja.
I krijuar në vitin 1996 për të ruajtur fitimet e karburantit për gjeneratat e ardhshme, shuma e fondit është rritur gati tri herë më shumë sesa të ardhurat vjetore të Norvegjisë.
Në një ndarje të thjeshtë, në çfarëdo krize që do të pësonte Norvegjia, secilit burrë, grua dhe fëmijë në këtë shtet, do t’i takonin nga 200 mijë dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë