Është koha që beqarët që janë të vendosur për të qëndruar edhe për disa kohë vetëm , të ndryshojnë mendje.
Një studim i fundit ka zbuluar se të martuarit janë më të lumtur se beqarët.
Studimi i bërë nga Universiteti “Carnegie Mellon” ka zbuluar se çiftet e martuara kanë nivele të ulëta të stresit dhe hormonit të kortizolit krahasuar me beqarët apo të divorcuarit.
Rezultatet kanë vërejtur një nivel të lartë stresi dhe gjendjeje psikologjike të rënduar te beqarët dhe një nivel të lartë kortizoli në trupin e tyre. “Hulumtimi është fokusuar gjithnjë e më shumë në mënyrën se si stresi psikologjik përjetohet nga beqarët kundrejt të martuarve – një diferencë e madhe e cila është mjaft e dukshme edhe në reagimet dhe sjelljet e dy kategorive, por edhe në sistemet fiziologjike që lidhen me shëndetin.”
Brian Chin, student në Kolegjin e Shkencave Sociale, Departamenti i Psikologjisë Sociale tha se është shumë interesante të zbulosh përmes një rruge fiziologjike se si ndikojnë marrëdhëniet në shëndetin e mirë dhe në sëmundjet e njeriut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




