Kosova

Lajçak viziton të premten Kosovën

Nga Gazeta 'Si'-Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të premten, më 6 shtator pritet të vizitojë Kosovën.

Kjo vizitë, siç ka deklaruar edhe vetë Lajçaku javën e kaluar, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kësaj radhe, sipas burimeve, Lajçak pas Prishtinës nuk do ta vizitojë Beogradin. Javën e kaluar, gjatë pjesëmarrjes në forumin për siguri, Globsec, emisari evropian u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçië, në Pragë.

Ndërkaq, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka përsëritur thirrjet ndaj autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar, që sipas bllokut mund të rrisin tensionet në veri të vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë