Kosova

Lajçak takon Escobar, ‘takim produktiv’ mes dy emisarëve në largim

Nga Gazeta ‘Si’-Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar të martën në mëngjes(7 maj) se ka pasur një “takim shumë produktiv” me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

“Patëm takim shumë produktiv me të dërguarin special të SHBA-së, Escobar, duke u zhytur në disa diskutime të thella. Pres biseda të tjera për të pasuruar qëndrimin tim këtu”, ka shkruar ai në “X”.

Lajçaku nuk ka treguar nëse dyshja ka biseduar për dialogun Kosovë – Serbi por Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europë dhe Euroazi, James O’Brien, pati njoftuar të hënën se këtë javë do të presin në Washington Lajçakun “për ta koordinuar përkrahjen SHBA – BE për Ballkanin Perëndimor”.

Dy emisarët së shpejti do të largohen nga detyrat e tyre. Lajçaku pritet të vazhdojë si ambasador i Bashkimit Europian në Zvicër, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se për pak javë Escobari do të marrë detyrë të re.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë