Kosova

Lajçak pas takimit me Kurtin në Greqi: Diskutim i dobishëm për situatën në veri dhe rrugën drejt shtensionimit

Nga Gazeta ‘Si’-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, për uljen e tensioneve me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajçaku ka thënë se me Kurtin kanë pasur një diskutim të dobishëm për situatën aktuale në veri të Kosovës, si dhe rrugën përpara drejt shtensionimit.

“Në Simpoziumin e SYMI-t të këtij viti, pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt deeskalimit, si dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të dialogut”, shkroi emisari në Twitter.

Dy zyrtarët kanë biseduar në konferencën e mbajtur në Kretë të Greqisë.

Kurti e ka konfirmuar vetë takimin përmes një postimi në Twitter.

“Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar. Moti ka qenë shumë më i nxehtë sesa diskutimet tona”, ka thënë mes tjerash Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë