Media Galeri

Lagjet ‘më të lezetshme’ në botë për vitin 2022

Është një nga pjesët më të mira të pushimeve, ai moment kur zbulon atë pjesë të qytetit që është e populluar nga vendasit e jo nga turistët.

Time Out ka zbuluar lagjet më të bukura për vitin 2022 në botë.

Në krye të listës është Colonia Americana, që ndodhet në qytetin e Guadalajara në Meksikën perëndimore. Time Out thotë se përzierja e pallateve historike dhe ambienteve muzikore nëpër depo e bëjnë Colonia Americana lagjen më të bukur në botë.

“Guadalajara po kthehet në një vend që duhet të vizitohet patjetër dhe Colonia Americana është ajo pjesë e vendit që duhet të shkosh”, tha redaktori i Time Out Travel, James Manning në një deklaratë.

Ai thotë se kjo lagje është shtëpia e një komuniteti krijues, që ka vende për të ngrënë shumë mirë dhe aty bëhet jeta e natës më e mira.

Lista e Time Out është rezultat i një sondazhi në të cilin mijëra njerëz nga e gjithë bota u pyetën për lagjet e tyre të preferuara në qytetin e tyre.

Cais do Sodré e Lisbonës zuri vendin e dytë në listë. E famshme prej kohësh për jetën e gjallë të natës, lagjja portugeze tani po bën emër si një vend i preferuar për të ngrënë.

“Kjo është lagja ku kuzhinierët e rinj të Lisbonës po hapin restorante të reja”, thotë Time Out.

I treti është fshati Wat Bo, në Siem Reap, Kamboxhia. Sipas Time Out, zona përreth faltores spektakolare Wat Bo ka pasur një “shkëlqim” vitin e kaluar.

Lagjja amerikane e Nju Jorkut, Ridgeood u rendit në vendin e 4.

Ndërkohë Mile End në Montreal, Kanada përmbyll pesëshen më të mirë të Time Out.

Lista, 10 lagjet më të lezetshme të vitit:

1. Colonia Americana – Guadalajara, Mexico

2. Cais do Sodre – Lisbon, Portugal

3. Wat Bo Village – Siem Reap, Cambodia

4. Ridgewood – New York City, USA

5. Mile End – Montreal, Canada

6. Barrio Logan – San Diego, USA

7. Shimokitazawa – Tokyo, Japan

8. Cliftonville – Margate, UK

9. Barrio Yungay – Santiago, Chile

10. Cours Julien – Marseille, France


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë