Lajme

Laboratori për falsifikimin e dokumenteve, lirohen 2 prej të arrestuarve

Gjykata Penale e Tiranës ka liruar nga burgu 2 nga 6 personat e arrestuar dje për falsifikimin e dokumenteve, nëpërmjet laboratorit dhe që akuzoheshin se kanë ndihmuar një numër të lartë personash për t’i kaluar drejt vendeve të BE-së në mënyrë të jashtëligjshme.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 29-vjeçarin Enzo Hysko dhe për 57-vjeçaren Valbona Badenin.

Ndërsa për organizatorin Lirim Shimi dhe bashkëpunëtorët e tij Agron Hoxha, Henri Kurti dhe Myslym Hysko u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.

Policia në operacionin e djeshëm, arrestoi në flagrancë 6 persona.

Sipas policisë ky laborator funksiononte në banesën e dytë të njërit prej të arrestuarve, Lirim Shimi, i cili është organizatori i falsifikuesve të dokumenteve.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, për të bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufijve për në vendet e BE-së, me qëllim qëndrimin si rezident, si dhe përdorimin e dokumenteve për transit në Angli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë