Gazeta Si- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 90 vite burg në total 10 personat e arrestuar për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit në shtator të vitit 2021.
Të akuzuarit e shpallur fajtor për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje si dhe grup i strukturuar kriminal, kanë përfituar uljen e 1/3 se dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Nikolin Gjolena - 17 vite - 11.4 me gjykim të shkurtuar
Viktor Çervanaku - 15 vite - 10 gjykim shkurtuar
Enxhi Ferhati - 12 vite - 8 me gjykim shkurtuar
Klajdi Kodra - 17 vite - 11.4 me gjykim shkurtuar
Bledar Matoshi - 12 vite - 8 me gjykim shkurtuar
Denilson Çervanaku - 17 vite - 11.4
Zenel Çervanaku - 14 vite - 9.4 me gjykim shkurtuar
Redion Meshi - 14 vite - 9.4 me gjykim shkurtuar
Julian Malaj - 3 vite - 2 vite me gjykim shkurtuar lirohet menjëherë
Marildo Rona - 12 vite - 8 me gjykim shkurtuar
Rreth 485 kg kokaine u trafikuan nga Kolumbia përmes një ngarkese me pleh organik, e cila u pikas fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim të DEA-s amerikane.
Ndërsa për ekstraktimin e lëndës narkotike, grupi kriminal kishte kontraktuar 2 kimist kolumbian.
Ata akuzohen për otganizimin dhe trafikimin e 485.5 kg lëndë narkotike e llojit kokainë e përzier me “plehun organik” artificial.
Laboratori ku do të bëhej ndarja e kokainës nga “plehu organik” ishte ndërtuar në Frakull të Fierit në banesën e Viktor Çervanakut.
Në bazë të hetimeve të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme rezulton se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë planifikuar, organizuar dhe importuar nga Kolumbia për në Shqipëri ngarkesën e drogës.
Kokaina ishte fshehur mes “plehut organik” artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontejner, që është transportuar nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi.
Më pas, në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri në datën 19 shtator 2022 dhe pasi është zhdoganuar në Tiranë, është transportuar në fshatin Frakull e Madhe në Fier, ku është kryer sekuestrimi i lëndës narkotike nga policia.
Në atë kohë, SPAK në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligjzbatuese kanë pasur dijeni për ngarkesën e kokainës dhe kanë bërë dorëzimin e kontrolluar të saj deri sa kanë ndërhyrë në banesën e Çervanakut.
Ndërkohë të dyshuarit kanë qenë nën përgjim dhe nën vëzhgim nga autoritetet. Porosia e ngarkesës nga Kolumbia ishte bërë nga kompania që drejtohej nga Zenel Çervanaku.
Në atë kohë, në Shqipëri hyri edhe një shtetas i huaj, i cili do të bënte ndarjen e lëndës narkotike nga plehu dhe do të nxirrte kokainën e pastër. Por ai mundi t’u shpëtojë prangave të policisë dhe vazhdon që të jetë në kërkim.
SPAK akuzon për krijim, organizim dhe drejtues të grupit kriminal shtetasit, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Viktor Çervanaku dhe Denilson Çervanaku. Ndaj tyre rëndojnë disa akuza. Ndërsa Zenel Çervanku, Enxhi Ferhati, Redion Meshi, Julian Malaj, Bledar Matoshi, Marildo Rona dhe Samir Rosales Rodriguez (shtetas kolumbian).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.