Drejtësia

Laboratori i drogës në Frakull / GJKKO lë në fuqi dënimet e Shkallës së Parë për 10 personat e akuzuar

Gazeta Si – Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lë lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që dënoi me 90 vite burg grupin prej 10 personash të akuzuar për sasinë prej 485 kg kokainë në Frakull të Fierit.

Për vendimet e dhëna, është aplikuar për të gjithë të pandehurit ulja në masën e 1/3 së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në operacionin që u realizua nga SPAK në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe policinë malazeze, u sekuestruan në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanaku, 400 kilogramë pleh kimik, i ardhur nga Mali i zi në Shqipëri, që rezultoi i përzier me kokainë.

Porositësi e tërhoqi drogën nga Porti i Tivarit në Malin e Zi, por ngarkesa ishte mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin final të saj.

Më 25 qershor të këtij viti GJKKO dha vendimet për dhjetë personat e akuzuar për rastin e laboratorit të kokainës në Frakull.

Më konkretisht, bëhet fjalë për Nikolin Gjolena, Viktor Çervenaku, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanaku, Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Redion Meshi, Julian Malaj, Marildo Rona.

Sipas prokurorisë, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë planifikuar, organizuar dhe importuar nga Kolumbia për në Shqipëri ngarkesën e drogës.

Kokaina ishte fshehur mes “plehut organik” artificial, e ngarkuar në një kontenier, që është transportuar nga Kolumbia me destinacion final Shqipërinë.

Personat e dënuar

Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 vite me gjykim të shkurtuar

Enxhi Ferhati –  12 vite – 8 vite me gjykim të shkurtuar

Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 vite me gjykim të shkurtuar

Bledar Matoshi – 12 vite – 8 vite me gjykim të shkurtuar

Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4 vite me gjykim të shkurtuar

Zenel Çervanaku –  14 vite – 9.4 vite me gjykim të shkurtuar

Redion Meshi – 14 vite – 9.4 vite me gjykim të shkurtuar

Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim te shkurtuar për moskallëzim krimi, lirohet menjeherë

Marildo Rona – 12 vite – 8 vite me gjykim të shkurtuar


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë