Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi është zbuluar një laborator, në të cilin falsifikoheshin dokumente të ndryshme.
Sipas policisë së kryeqytetit, bëhet fjalë kryesisht diploma, kartela pasurie dhe certifikata pronësie kundrejt parave.
Në pranga kanë rënë Gëzim Xhafa, 64 vjeç, Artur Bramo, 59 vjeç dhe Shpëtim Bega, 59-vjeç, banues në Tiranë.
policia ka sekuestruar skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.
Ndërkohë Prokuroria e Tiranë bën me dije se objekt i hetimit rezulton të jetë një grup falsifikatorësh të cilët kryenin detyra të veçanta sipas roleve përkatëse për falsifikimin e çdo lloj dokumenti.
Hetimi është ndjekur me metoda proaktive si përgjime, vëzhgime dhe blerje të simuluar duke lidhur marrëveshje bashkëpunimi me bashkëpunëtorë lidhur me kryerjen e blerjeve të simuluara si dhe përgjimin e personave të dyshuar.
Si dhe u kërkua lejimi i kontrollit të disa ambienteve. U kryen kontrollet në 5 ambiente ku u sekuestruan celularë, usb, lap-topë, certifikata pronësie, dokumente dhe kartmonedha të falsifikuara etj.
Hetimet janë në vijim për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë gjithë përfituesit e këtyre dokumenteve të falksifikuara pasi dyshohet se këto dokumente janë përdorur për të përfituar pasuri, për t’i shpëtuar kërkimit apo për ushtrimin e veprimtarive të ndryshme kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.