Opera e Kosovës ka vënë në skenë operën “La Traviata”, të Xhuzepe Verdit.
Premiera u mbajt mbrëmë në Sallën e Sporteve “1 tetori”, në Prishtinë dhe ishte produksioni i parë i “La Traviata” nga Opera e Kosovës. Shfaqja u realizua në bashkëpunim me Operën Shtetërore bullgare të Stara Zagorës, Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë dhe Filarmonisë së Kosovës.
“S’kishte si të mbyllej më bukur ky vit i kulturës se me “La Traviatan” e Verdit, produksion i Operës së Kosovës, i një përmase të paprecedentë në historinë skenike të vendit tone”, ka deklaruar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku.

Ministri Çeku falenderoi të gjithë ata që dhuruan emocion të papërshkrueshëm me këtë vepër.
Trupa përbëhej nga rreth 150 artistë e staf mbështetës, të cilët punuan nën konceptin regjisorial të Ognian Draganoffit. Dirigjent ishte Nayden Todorov, ndërsa në rolet kryesore interpretuan sopranoja Besa Llugiqi, tenori Emanuele D’Aguano dhe baritoni Gëzim Myshketa. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



