Nga Gazeta Si – Nick Kyrgios mposhti Aryna Sabalenka-n 6-3, 6-3 në një ndeshje ekzibicioni të quajtur “Beteja e Gjinive”, promovuar si një version modern i fitores së famshme të Billie Jean King ndaj ish-fituesit të Grand Slam-it Bobby Riggs, më shumë se 50 vite më parë.
Duke luajtur përpara një audience të ezauruar në “Coca-Cola Arena” në Dubai, Kyrgios u përshtat me fushën pak më të vogël në anën e numrit 1 të Botës te femrat, për të siguruar fitoren pas një përballjeje të ekuilibruar dhe argëtuese, të zhvilluar sipas rregullave të modifikuara.
Kyrgios realizoi “break”-un për avantazhin 4-3 dhe më pas fitoi setin e parë.
Australiani i njohur për stilin e tij të veçantë, dukej i lodhur në setin e dytë pasi u gjend në disavantazhin 1-3.
Ndërsa kundërshtarja e tij vallëzonte nën ritmet e muzikës, Kyrgios barazoi në 3-3.
Kyrgios mbylli diferencën me topa të shkurtër plot finesë dhe përdori variacione efektive në shërbim.
Ai u shkëput për të siguruar fitoren me shërbimin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



