Njerez

“Ky vend është si atdheu im”, shqiptari hero që qëndroi për të shuar zjarrin në Evia

Shumë banorë po luftojnë me flakët për të shpëtuar pronën e tyre dhe luftuan me forcë edhe kur dukej se beteja ishte e humbur.

Megjithatë, ajo që ka mahnitur mediat greke është përpjekja e një emigranti shqiptar për të shuar zjarrin në ishullin e Evias, duke përdorur degë të lagura peme dhe duke u portretizuar si hero nga gazetat në vendin fqinj. Ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë u evakuuan ai qëndroi duke ndaluar zjarrin të përhapej në shtëpitë dhe zonat e banuara.

Siç shihet në video, ai shuan zjarrim me degë peme, ai lufton për të shuar zjarrin, duke fituar kohë të mjaftueshme që një zjarrfikëse të arrijë në vend dhe të shuajë flakët.

Miqtë e tij e quajnë Apostolis por emri i tij i vërtetë është Astriti, me origjinë nga Shqipëria. Ai jeton në Greqi për gati tridhjetë vjet.

Duke folur për mediat greke, Zoti Apostolis thotë se “ndjeu që shtëpia e tij, prona e të gjithëve do të digjej dhe unë hyra brenda”.

“Ky vend është si atdheu im, kam jetuar këtu për 29 vjet dhe kam bërë çmos për të shuar zjarrin. Fillimisht thashë të ikja me banorët e tjerë. Por ndje se kam një detyrim në këtë vend ”, u shpreh ai.

Shumë banorë kanë luftuar këto ditë me flakët në shumë zona të Greqisë për të shpëtuar pronat e tyre, shtëpitë e gjithçka tjetër me vlerë edhe kur dukej se do të humbnin jetën


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë