Të jetosh dhe të punosh jashtë shtetit, për shumë njerëz është një ëndërr, mundësia për të parë një qytet të ri, të njohësh një kulturë të re dhe pse jo, për aventurën e një jete. Por kur na duhet të bëjmë lëvizje, gjërat bëhen pak të komplikuara me marrjen e vizave, barrierat kulturore, zbatimin e çdo gjëje në bazë të ligjit dhe diferencave ekonomike.
Por për ata që janë të vendosur t’i ndërmarrin këto vështirësi, vendi i cili duhet të jetë në krye të listës është Zvicra.
Një studim i bërë nga ‘HBSC’ ka zbuluar se Zvicra është vendi më i mirë për të ata që vendosin të zhvendosen. Në fakt, sipas ‘HBSC’, 82% e atyre të cilët janë shpërngulur në Zvicër kanë parë një ndryshim të ndjeshëm në cilësinë e jetës së tyre. Si ka mundësi? Është e gjitha meritë e mjedisit të pastër e të këndshëm, e cila bëri që shumica e njerëzve të ndiheshin më të shëndetshëm. Ka me të vërtetë diçka të veçantë në atë ajër alpin.

Në këto kohë të zhurmshme, stabiliteti i Zvicrës ishte gjithashtu një faktor. Shumica e të anketuarve u shprehën se ishin të lumtur me ekonominë dhe gjendjen politike të vendit.
Kjo, por gjithashtu edhe paratë. Paga mesatare në Zvicër është 111587 dollarë, mbi 35 mijë dollarë më shumë se paga globale e cila është afërsisht 76 mijë dollarë. Edhe pse kostoja e të jetuarit në këtë vend është relativisht e lartë, studimi tregon se “7 nga 10 prej atyre të cilët janë shpërngulur në Zvicër tani kanë nivele më të larta të të ardhurave të disponueshme”. Shumica e këtyre punonjësve të paguar mirë janë të bazuar në Zyrih, vend i cili është një nga shpërndarësit financiar të Europës.
“Kërkimi jonë ka provuar se Zvicra është një zgjedhje fantastike edhe për profesionistët që duan të rrisin fitimet e tyre, edhe për ata që kërkojnë të rrisin cilësinë e jetesës. Është e rrethuar nga disa nga gjërat më të bukura dhe të sigurta në botë dhe ka gjithashtu shumë mundësi karriere”, përfundoi John Goddard, drejtor i ‘HBSC’.
Me të vërtetë e rrethuar nga gjëra të bukura. Ka liqenin e qetë Geneva, i cili rrethohet nga ndërtesat Belle Epoque, apo Ascona-n e cila është cilësuar si Saint Tropez-i i Zvicrës.
Si përfundim, 4 vendet e tjera më të mira për të punuar jashtë shtetit ishin Singapora, Kanadaja, Spanja dhe Zelanda e Re.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.






