Kuvendi ka miratuar këtë të enjte me 71 vota pro të gjitha pikat e rendit të ditës. Miratimi i projektligjeve u bë me praninë vetëm të maxhorancës, pa opozitën.
Dy nga pikat më të rëndësishme ishin ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshja e sigurisë me Ukrainën.
Gjithashtu me 71 vota kanë kaluar edhe disa nga aktet normative dhe marrëveshjet dypalëshe. Një prej pikave të votuara ishte edhe ajo e ratifikimit BE-Shqipëri për Doganat, si dhe Programi Kombëtar i Punësimit të të Rinjve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.