Menaxhim

Kuvendi me kërkesa për AKEP: Ulni tarifat e thirrjeve dhe shpejtoni 5G!

Nga Gazeta ‘SI’ – Kuvendi i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, të ulë tarifat e thirrjeve midis operatorëve të ndryshëm, njësoj si vendet e BE-së.

Në rekomandimet e dhëna për vitin e ardhshëm, Kuvendi i kërkon gjithashtu AKEP të bëjë më shumë për implementimin e teknologjisë 5G dhe rritjen e konkurrencës efektive në treg, duke pasur në vëmendje mbrojtjen e qytetarëve dhe sigurimin e shërbimit universal të komunikimeve elektronike.

Po ashtu, ligjëvënësit e vendit i kërkojnë Autoritetit që të rrisë vigjilencën e cilësisë së shërimit të telekomuikacionit. Në zonat ku mbulimi me sinjal është i dobët, përfshirë akset rrugore të vendit dhe zonat turistike, AKEP duhet t’i kërkojë kompanive celulare që të vendosin stacione provizore ose optimizojnë antenat ekzistuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë