Nga Gazeta ‘SI’ – Kuvendi ka lënë detyra me rëndësi për Autoritetin e Konkurrencës dhe i kërkon të hetojë tregun e produkteve të shportës, teksa i tërheq vëmendjen se nuk ka kryer asnjë hetim për të në 5 vitet e fundit.
Për produktet e shportës që janë dhe indikatorët kryesorë të inflacionit ka pasur shpesh herë debate publike për çmimet e larta dhe abuzimin nga ana e kompanive.
Në projektrezultën për AK-në, Kuvendi kërkon dhe monitorim për industrinë e turizmin, shqetësim i hershëm i ekzekutivit për nivelin e lartë të informalitetit.
Po ashtu, Konkurrenca ka detyrë të vazhdojë monitorimin e kompanive të sigurimit dhe shërbimeve digjitale bankare.
AK-së i kërkohet të vijojë me procedurat e monitorimit dhe hetimit në tregun e shërbimit spitalor privat dhe tregun e çimentos.
Ndër të tjera, Kuvendi i lë detyrë institucionit që të përmirësojë raportimet, përdorimin e të dhënave, të krijojë një sistem për trajtimin e ankesave të konsumatorëve si dhe të trajtojë në kohë çështjet në hetim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.