Menaxhim

Kuvendi i lë detyrë Bankës së Shqipërisë të monitorojë tregun imobiliar

Nga Gazeta ‘SI’ – Kuvendi i ka lënë detyrë Bankës së Shqipërisë që për 2023-shin, të analizojë dhe të jetë vigjilente ndaj tregut të pasurive të paluajtshme. Në projektrezolutën për BSH-në Kuvendi thekson se duhet të monitorohet ekspozimi që ka sektori bankar në këtë treg.

“Të analizojë me prioritet zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme si dhe të monitorojë me kujdes ekspozimin e sektorit bankar ndaj këtij tregu, duke përmirësuar kuadrin e monitorimit dhe administrimit të rreziqeve në këtë drejtim si dhe zhvillimin e instrumenteve të nevojshme për të adresuar çdo kontigjencë të mundshme”, shkruhet në dokument.

Detyrat e tjera për BSH-në vazhdojnë me standardizimin dhe përmirësimit të procesit të administrimit të kredive me probleme, plotësimin e kuadrit rregullator mbi kërkesat që duhet të plotësojë sistemi bankar për sigurimin e një mbrojte të përshtatshme kibernetike.

Bankës i kërkohet të monitorojë në vazhdimësi të gjitha zhvillimet e brendshme dhe të jashtme të ekonomisë si dhe të kujdeset të formulojë një politikë monetare, e cila të mundësojë kthimin e inflacionit në objektiv, me sa më pak kosto mbi rritjen afatgjatë të ekonomisë.

Kërkesë e rëndësishme është edhe ajo për reduktimin e përdorimit të parasë fizike si dhe nxitja e përdorimit të skemës së Debitimit Direkt nga publiku i gjerë dhe mbështetja e pjesëmarrjes së aktorëve të rin


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë