Menaxhim

Kuvendi i kërkon ERE-s të caktojë çmimin e energjisë për vetëprodhuesit

Nga Gazeta ‘SI’ – Kuvendi i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë të nisë procedurat e caktimit të çmimit të energjisë elektrike nga vetëprodhuesit, pra familjet apo bizneset që kanë instaluar impiante të prodhimit të energjisë në objektet e tyre.

Në rezolutën e miratuar, ekzekutivi i kërkon Entit, ndër të tjera, edhe implementimin e një platforme digjitale për trajtimin e ankesave dhe gjurmimin e zgjidhjes së ankesave të konsumatorëve, për të qenë sa më e thjeshtë për ta.

ERE-s i kërkohet dhe përshpejtimi i miratimit të metodologjisë për për vlerësimin e gatishmërisë së tregut shqiptar të energjisë të ditës në avancë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë