Politike

Kushti i Bashës për tu bashkuar me Berishën: Të distancohet nga Edi Rama dhe Ilir Meta

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat para nisjes së seancës plenare në Kuvend, kushtëzoi ftesën për t’u bashkuar me PD pasi Gjykata e Apelit vendosi që vulën t’ia japë Sali Berishës.

“Distancim me Edi Ramën duhet ta bëjnë ata që bëjnë pazare me Edi Ramën. Kush bën pazare me Edi Ramën është e qartë dhe nga vendimi i djeshëm i gjykatës. Ndërsa kushti që unë kam për të bashkëpunuar me këdo tjetër është distancimi i qartë jo vetëm nga Edi Rama dhe nga Ilir Meta”, tha Basha.

Ndër të tjera, ai foli dhe për Reformën Zgjedhore ku u tha se opozita ia vuri vetë minat për kalkulime të  vogla.

“E vështirë ishte dhe përpara. Minat ia vunë vetë. 4 muaj ka dështuar komisioni zgjedhor për kalkulime të vogla të opozitës. Dhe ky është momenti, në veçanti që tani janë çliruar nga ankthi që t’i thërrasin mendjes se ku e kanë çuar kauzën për kalkulime të vogla dhe pazare të vogla me Edi Ramën”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë