Shoferët që do rinovojnë apo rimarrin lejen e drejtimit, duhet t’i nënshtrohen një interviste për të vërtetuar se janë të mirë informuar për rregullat e qarkullimit rrugor.
DPSHTRR njofton se nga muaji dhjetor do të informojë shoferët, përmes një broshure që do të publikohet ‘online’ , mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor.
Po ashtu, qytetarit do t’i listohen gjobat që ka marrë si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin, sipas të dhënave të DPSHTRR dhe ky proces është i nevojshëm për të rritur sigurinë në rrugë, teksa shtohen me shpejtësi përdoruesit e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




