Moti

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që paradite.

Gjatë ditë reshjet e shiut pritet të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, e lokalisht në veriperëndim dhe jug të vendit. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në verilindje priten reshje bore me intensitet të ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë