Këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellimesh të herëpashershme. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do jenë fillimisht në zonën perëndimore e më pas në pjesën më të madhe të territorit.
Nga orët e mesditës reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.
Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në periudha afatshkurtra këto reshje do jenë në formën e rrebesheve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



